Një ngjarje tronditëse sa dhe e çuditshme ka ndodhur në Itali. Futbollisti i skuadrës së SudTirol i ka vjedhur makinën shokut të skuadrës. Në bashkëpunim me disa miq të tij, 20-vjeçari organizoi vjedhjen e makinës së futbollistit tjetër të klubit të SudTirol.
Por sipas raportimeve të mediave italiane, ngjarja nuk përfundoi me kaq. 20-vjeçari pasi u zbulua nga policia, ai u bë protagonist i një ndjekjeje të çmendur mes qytetit. Me mbi 100 kilometra në orë, futbollisti tentoi t’i shpëtonte policsë edhe pse pas disa minutash u kap. Pasi u ndalu nga policia, u konstatua se nuk ishte i pajisur as me patentë.
“TGR Rai Alto Adige” raportoi se pas ngajrjes, klubi tirol i jugut e shkarkoi mesfushorin e ri Amney Moutassime për shkelje të kodit të etikës. Moutassime gjithashtu do të duhet të përgjigjet para organeve kompetente për vjedhjen e makinës dhe për rezistencë ndaj forcave të policisë.
Ndalimi i futbollistit te klubit SudTirol ne Itali