Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Futbolli në zi/ Shokohet klubi shqiptar, ndahet nga jeta trajneri i ekipit

Shkruar nga Newsbomb

Futbolli shqiptar merr një lajm të trishtë mëngjesin e sotëm teksa mësohet se trajneri i Butrinit, Odisea Çipa është ndarë nga jeta.

Specialist dhe trajner i mirënjohur i futbollit shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një arresti kardiak. Në ndeshje e fundit ndaj Memaliajt, i ndjeri u transportua me urgjencë në spital ndërsa sot pasi ndjeu një shqetësim, nuk arriti të përballonte sulmin në zemër.

Çipa, një ikonë e klubit të Butrintit me të cilët ka luajtur edhe si lojtarë teksa u vendos në krye të pankinës së sarandiotëve këtë sezon në Kategorinë e Dytë.

Redaksia Newsport.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të trajnerit dhe klubit të Butrintit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese