Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Fustani i Princeshë Dianës thyen rekordin e modës, shitet mbi 1 milion dollarë

Shkruar nga Newsbomb

Veshja më e shtrenjtë në Britani është një fustan i Princeshës Diana.  Fustani u shit me një shifër marramendëse, plot 11 herë më e lartë se çmimi i kërkuar në ankand.

Ai u shit me një shifër rekord, plot 1.148.080 dollarë (904,262 £), në Hollywood të dielën.

Fustani i mbrëmjes u dizenjua nga stilisti marokeno-britanik Jacques Azagury dhe u vesh nga princesha e ndjerë në Firence të Italisë në 1985 në një darkë, ndërsa ishte në një turne mbretëror me bashkëshortin e saj Charles, Princin e Uellsit. Më pas princesha e riveshi edhe në Vancouver, në vitin 1986.

Diana kishte veshur disa pjesë të dizajnuara nga stilistet marokeno-britanike gjatë kohës së saj me familjen mbretërore.

Fustani i mbrëmjes i Princeshës Dana është një nga artikujt e shumtë të të famshmëve në shitje në Ankandet Julien’s në Kaliforni.

Fustani i Princeshe Dianes

“Julien’s Auctions”, që e shiti fustanin e klasifikuar tashmë si “Hollywood Legends”, e kishte renditur atë me një vlerë nga 100.000 deri në 200. 000 dollarë.

Por kujt ia kishte marrë mendja që veshja do të kthehej në një “luftë të ashpër” ofertash?

Ishin gjithsej 19 oferta të bëra përpara se t’i shitej përfundimisht një blerësi anonim.

Princesh Diana në vitin 1985

Artikuj të tjerë në shitje në ankand përfshijnë në bluzë të veshur nga Diana për fejesën e saj në 1981.

Ajo u shit për 381,000 dollarë ose 300,990 paund, gati katër herë më shumë se vlerësimi fillestar prej 80,000 dollarë ose 63,000 paund.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese