Hapësire reklamuese

Politikë

Fushatë në kohë pandemie, Basha pritet në Shkodër nga dhjetëra militantë të PD-së, batuta e qytetarit: Rama Ik! Ik o të qit Zoti fare (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Shkodrës.

Ai është pritur nga dhjetëra qytetarë të cilët brohorisnin në kor "Rama Ik".

Shkodranët mbajnë në duar flamujt e Partisë Demokratike, ndërkohë që shoqërojnë Bashën përgjatë vizitës së tij.

Ashtu si në qytetet e tjera, njerëzit janë grumbulluar pa mbajtur maska dhe pa respektuar asnjë distancë sociale, duke pasur parasysh situatën e pandemisë. Qytetarë të shumtë i janë afruar Bashës duke e takuar dhe duke e thirrur "Kryeministër".

Njëri nga qytetarët ka brohoritur: "Rama Ik! Ik o të qit Zoti fare".

Si duket fushatat politike do të vijojnë të zhvillohen sikur pandemia dhe rreziku i koronavirusit të mos ekzistonte. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll