Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Fushata PS/ Ana Dhamo: Ndërtojmë 32 shkolla në Durrës, jo më mësim me turne

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ana Dhamo, kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, vjen nga fusha e arsimit. Në një takim me banorët e Shkozetit Dhamo ka përmendur shkurtimisht reformat që janë kryer nga mazhoranca socialiste në fushën e arsimit duke theksuar se në përfundim të ndërtimit të të gjitha objekteve arsimore, nuk do të ketë më mësim me turne në shkollat.

“Durrësi u godit rëndë nga tërmeti dhe më pas nga pandemia, por qeverisa socialiste me në krye Edi Ramën vepruan shpejt duke menaxhaur me sukses të dy rastet. Tashmë kanë ardhur vaksinat dhe ka filluar vaksinimi masiv, kemi mundësuar kështu shpëtimin e jetës për gjyshet dhe gjyshërit tanë” – tha midis të tjerash Dhamo.

Para banorëve të Shkozetit ajo përmendi edhe për reformat që kanë ndikuar pozitivisht në arsim, sic është portali “Mësues për Shqipërinë”, i cili i tha stop punësimit abuziv. “Aktualisht pagat e mësuesve janë rritur me 32%, por në mandatin e tretë ato do të rriten edhe me 40% të tjera. Deri tani janë ndërtuar 14 shkolla të reja nga e para. Ato janë të një cilësie mjaft të mirë dhe me standarde evropiane. Në total kemi ndërtimin dhe rikonstruksionin e 32 objekteve arsimore në gjithë territorin e bashkisë Durrës dhe në përfundim të tyre nuk do të ketë më mësim me turne në shkollat tona” – tha Dhamo. Një nga objektivat e Partisë Socialiste për mandatin e tretë është edhe futja e gjuhës angleze që në klasën e parë, tha kandidatja Ana Dhamo. “Me këtë gje ne mundësojmë që anglishtja, gjuha kryesore e huaj, të mësohet që në moshë të vogël dhe më pas të mos kenë nevojë nxënësit për të paguar lekë për kurset private të gjuhës së huaj, janë lekë të kursyera për familjet shqiptare”- shtoi ajo. Në fund të fjalës Ana Dhamo është shprehur e bindur se gjatë mandatit të tretë shqiptarët do të shohin se si funksionon drejtësia e re, pas Reforma në Drejtësi do të nis të zbatohet  pak nga pak. Ajo iu bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë në 25 prill Partinë Socialiste për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe përfundimin e projekteve madhore.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img