Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Fushata kundër emigracionit të paligjshëm, Turqia dëbon 50 mijë refugjatë nga Stambolli

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fa8a091819737c1bdf266085bfb10cca

Shteti turk ka dëbuar gjatë javëve të fundit rreth 50 mijë migrantë nga Stambolli, përfshirë edhe 6 mijë sirianë që prej fillimit të një fushate kundër migracionit të paligjshëm.

Zyra e guvernatorit të Stambollit ka deklaruar se 42.888 migrantë të paligjshëm ishin arrestuar dhe dërguar më pas në qendrat e riatdhesimit me qëllim largimin e tyre nga Turqia.

Fushata e autoriteteve turke kishte për qëllim zvogëlimin e numrit të refugjatëve të paregjistruar në Stamboll, që njihet si qendër ekonomike dhe qyteti më i madh i Turqisë.

Në Turqi janë rreth 3.6 milion refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën mbrojtje të përkohshme, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar.

Sipas rregullave, ata duhet të qëndrojnë në provincën në të cilën u është caktuar, dhe mund të vizitojnë qytete të tjera vetëm me afate të shkurtëra, raporton AFP.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se qëllimi i autoriteteve turke ishte të dëbonin rreth 80.000 migrantë pa dokumente, deri në fund të vitit.

Turqia është përballur me probleme sociale pavarësisht fluksit të refugjatëve, nga konflikti tetë vjeçar në fqinjin e tij jugor.

Por, rënie ekonomike të cilën e pësoi vendi, ka ngritur tensionet, dhe analistët thonë se çështja e refugjatëve ka të ngjarë që ka kontribuar në humbjen e befasishme të partisë në pushtet në zgjedhjet lokale gjatë këtij viti.

Turqia viteve të fundit është shndrruar në një digë duke mos lejuar migrantët që të kalojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe prej aty në Evropë.

Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra milionë dollarë në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img