Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Fushata jonë është shpresa, e kundërshtarëve është frika”, Veliaj: Ata nuk e dinë ku i bie Zall-Bastari, sot vijnë kërkojnë vota

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot Zall-Bastari, falë investimeve dhe përkushtimit të Bashkisë së Tiranës, është njësoj si lagjet në qendër të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kundërshtarët as nuk e kanë idenë se ku bie Zall-Bastari dhe u bëjnë përshtypje ndryshimet.

“Tani që është koha për vota, tani vinë ata, dhe pyesin rrugës: Nga i bie Zall-Bastari? Se ata s’dinë as rrugën, është bërë edhe rruga e re. Vijnë këtu dhe pyesin – Në Zall-Bastar jemi këtu? – se nuk e mbajnë mend sheshin si ka qenë. Vijnë këtu dhe pyesin – Në Zall-Bastar jemi këtu? – se shohin një qendër shëndetësore, që është më e mirë sesa ajo në qendër të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

“Fushata e Partisë Demokratike është frika, ndërsa fushata e Partisë Socialiste është shpresa”- , tha Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Tiranën. Ai shtoi se “për ata kandidon frika; sa më shumë të ketë frikë, sa më shumë panik, sa më shumë të infektohen, sa më shumë të sëmuren, sa më shumë të shkojnë në spital, sa më shumë të dëmtohen nga tërmeti, sa më shumë xhenaze të shohin sepse ata mendojnë se do t’i ndihmojë frika. Ne jemi fushata e shpresës sepse ne besojmë se shpresa për t’u shëruar, shpresa për t’u rindërtuar, shpresa për të mësuar, shpresa për të punuar, shpresa për të zhvilluar”.

Kryebashkiaku u tha banorëve të mbajnë mend numrin 12, sepse është i vetmi numër që u është përgjigjur kur ata kanë pasur nevojë.

“Numrin 12, Partinë Socialiste, kemi marrë në telefon, kur ra tërmeti, sa herë ra një mur, sa herë u dëmtua një çati, sa herë që një shtëpi na e mori një fatkeqësi, jo se e shkaktoi shteti, e shkaktoi natyra, po ai numri 12 është i vetmi që u përgjigj”, pohoi Veliaj.

Ndërsa, kandidati për deputet i kësaj zone, Xhemal Qefalia falenderoi kryetarin e Bashkisë për investimet në Zall-Bastar, duke e kthyer atë në një pikë turistike.

“Dua ta falenderoj posaçërisht drejtuesin politik të PS, njeriun më punëtor, më të palodhur, atë që kurrë nuk i ka parë njerëzit si votues. I ka parë njerëzit si qytetarë, të barabartë. Kjo ka bërë të mundur që ne fundjavave kemi plot, plot nga Tirana, plot nga të gjithë për të ardhur pasi është rruga, është mundësia”, përfundoi Qefalia

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img