Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fushata e vaksinimit, këto janë rrethet me imunizimin më të lartë nga injektimi i dozës anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj, ka folur për procesin e vaksinimit, duke thënë se ky proces po ecën me ritme të shpejta.

Nelaj tha për “Klan Tv” se rajonet si: Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita dhe Tirana kanë një mbulesë më të lartë vaksinimi.

“Sasitë e vaksinave shpërndahen për çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor në varësi të popullatës që ata mbulojnë dhe fashës moshore dhe ne kemi ecur shpejt për sa i përket fashës 60 plus. Ka njësi vendore të kujdesit shëndetësor që kane ecur mirë si Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita që kanë arritur të konsumojnë shumë shpejt sasinë e vaksinës së marrë”, tha Përgjegjësja e vaksinimit Erida Nelaj.

Specialistët thonë se këto rrethe kanë krijuar imunizim më të shpejtë për shkak edhe numri të lartë të moshuarve. Po ashtu edhe Tirana ka një mbulesë të lartë vaksinimi,por përqindja e vaksinimit është më e ulët për shkak të moshës më të re.

“Pjesa e jugut ka popullatë të moshuar dhe automatikisht ka krijuar mbrojtje më të shpejtë të popullatës se atë kontigjient popullate ka Tirana është njësia vendore të kujdesit shëndetësor me vaksinimet më të larta, por duket ende larg të zbresë fasha moshore pasi popullsia është shumë e madhe dhe shumë e përhapur”, u shpreh Nelaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img