Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fusha në Sharrë kthehet në Zonë Kërkimore Shkencore, Rektori i UBT: Integrated Energy, kompania më serioze e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Fusha e mbetjeve në Sharrë kthehet në Zonë kërkimore Shkencore. Këtë vendim e bëri të ditur dje rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës prof.doc Fatbardh Sallaku.

“Të gjithë biem dakord që mënyra e menaxhimit të mbetjeve është kjo mënyrë e cila ju ofroni nëpërmjet kompanisë suaj”, u shpreh rektori i universitetit prof.dr.Fatbardh Sallaku në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes dypalëshe.

Ai e konsideroi shumë  të rëndësishme këtë marrëveshje  midis universitetit dhe shoqërisë  për të cilën thekosi se është ndër kompanitë me serioze në fushën e menaxhimit të mbetjve. “Ne shpresojmë shumë që kjo marrëveshje, të jetë vetëm një nisje e një bashkëpunimi të gjatë me një ndër kompanitë më serioze të fushës së menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri”, tha më tej rektori Sallaku në fjalën e tij.

Marrëveshja midis Universitetit dhe shoqërisë koncesionare  “Integrated Energy” që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe që njëkohësisht po menaxhon  Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në qarkun e Tiranës, u nënshkrua dje në ambientet e Universitetit Bujqësor, duke i hapur rrugën kështu kërkimeve shkencore të studentëve dhe doktorantëve në  disa fusha: në fushën e mjedisit, agronomisë, veterinarisë etj. 

Ata do të kenë mundësi të bëjnë analiza mjedisore dhe ti publikojnë ato gjerësisht në studimet e tyre. Zona e Trajtimit të Mbetjeve është kthyer  në një park me bimësi të larmishme  si dhe me kafshë, të cilat janë bioindikatori më i mirë i matjes së cilësisë së jetës dhe mjedisit.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Administratorja e shoqërisë IEBV znj.  Arjola Kodra u shpreh se puna dhe bashkëpunimi nuk do të mbetet vetëm në letër, por do te jete një gjë prekshme nga te gjithë. Në emër të kompansë zonja Kodra  premtoi punësim për 3 studentët më të mirë të Universitetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll