Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Furtunë” në Policinë e Korçës, pezullohen nga detyra 4 efektivë dhe dy shefa

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjashtë punonjës të policisë në qytetin e Korçës janë pezulluar nga detyra.

Mësohet se mes tyre është edhe shefi komisariatit Krenar Gjokutaj si dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli.

Mësohet se 4 personat e tjerë të pezulluar me iniciale P.F , G.H, Ç.K dhe K.K, janë punonjës të qarkullimit.

Pezullimi vjen pas hetimit nga Prokuroria e Tiranës për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra, lidhur me dy raste të ndalimit të personave në kundravajtje gjatë qarkullimit.

Rasti 1: Një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje, dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin E-albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

Rasti 2: Një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative por mbetet e paqartë situata se për se është ngritur akuzë për këtë ngjarje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img