Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Furtuna’ në rrjetet sociale, Ilir Paço mohon lajmet: S’kam facebook

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Paco

Gazetari i lajmeve në televizionin kombëtar Top Channel, mohon lajmet pas ‘furtunës’ së reagimeve në rrjetet sociale.

Mediat publikuan ‘screen shot’ të Ilir Paços që i jepte ‘zemra’ statuseve për ekstremistin grek Kostandinos Kaçifas i cili mbeti i vrarë në Bularat.

Ndër të tjera ishte edhe një koment ku shkruante ‘i pavdekshem”, referuar figurës së Kaçifas mirëpo vetë Ilir Paço e mohon gjithë këtë.

Ai thotë për newsbomb.al se nuk ka profil në rrjetet sociale dhe se e gjitha është sajuar.

Ndërkaq, shumë akuzojnë se Paço e mbylli facebook-un menjeherë pas valës së reagimeve kundër.

Fakt është që as profili për të cilin Ilir Paço thotë se është ‘fake’, tashmë nuk ekziston dhe në këto kushte situata është e paqartë.

Kush do donte t’i bënte keq gazetarit duke sajuar një gjë të tillë pikërisht tani nuk dihet por ajo që dihet me siguri është se s’ka as ‘zemra’ më e as komente nëpër linqet e lajmeve të Kaçifas, ekstremistit grek që u vra në Bularat.

 

104491809_1628820853948980_3246387795697580538_n-1-422x420.jpg

104203391_1628997440597988_13392735683885162_o-1-420x420_copy_copy.jpg104655273_4264788693561726_536941458790539128_n_copy.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll