Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Furtuna me zjarret është e qëllimtë”, Braçe i revoltuar pranë flakëve: S’po shoh asnjë polic këtu, këtë situatë s’kam për t’ia fal kujt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vatra të shumta zjarri kanë shpërthyer në të gjithë vendin, dhe shumë prej tyre dyshohet se janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme.

Por a fshihet diçka tjetër më e madhe? Deputeti socialist Erion Braçe duket se sheh një lidhje mes të gjitha vatrave të zjarreve që ndizen në vend.

Në një postim në facebook, ku është shfaqur pranë zjarrit që ka rënë në zonën e Divjakës, Braçe thotë se “nuk ka pikë dyshimi” që “furtuna me zjarret në Shqipëri është e qëllimtë”.

Ai kritikon forcat e policisë që nuk hetojnë për zbulimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për zjarrvënie.

“Pavarësisht se nuk e shoh fare këtë shefin e policisë këtu, me thënë të drejtën nuk po shoh asnjë polic këtu, shpresoj shumë të jenë duke u marrë me ata që i kanë vënë zjarrin Divjakës sot. Në rast se nuk po e bëjnë as këtë, pastaj kemi punë tjetër. Se me thënë të drejtën këtë situatën që shikoni këtu, nuk kam për tja fal kujt”, thekson Braçe.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img