Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Furtuna e KRIZËZ “ngre në këmbë” qeverinë, Rama nxjerr për “inspektim” në supermarkete ministrat

Shkruar nga Newsbomb
Furtuna e KRIZËZ “ngre në këmbë” qeverinë,

Teksa vendi po përballet me rritje çmimesh, për shkak edhe të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe krizëz që ka sjellë kjo në të gjithë botën, kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka vendosur që të dalë në terren për të mbikqyryr çmimet e produkteve ushqimore.

Ai bashkë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, “inspektuan” nga afër çmimet e një prej supermarketeve në kryeqytet, Tiranë.

Gjithashtu edhe ministrat e kabinetit të Ramës, kishin përzgjedhur nga një pikë ku kontrolluan  çmimet e shportës ushqimore.

Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi, ditën e sotme kishte udhëtuar drejt qytetit të Korçës, aty ku dhe vizitoi një njësi të tregëtimit me shumicë dhe pakicë.

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi një prej marketeve në kryeqytet, ndërsa ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, kishte shkuar në Durrës.

Ministrat theksuan se nuk mund të ndërhyjë te çmimet, mirëpo duhet vendosur  një kompromis nga ana e tregtarëve, të cilët në këtë kohë krize nuk duhet të abuzojnë me çmimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese