Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

‘Furtuna’ e Auron Tares për Camajn e Koliqin, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Firmosa urdhrin për hetim administrativ

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec48fabb94d79e009d5a254449d19aaa

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, firmos urdhrin për nisjen e hetimit lidhur me verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Kjo lëvizje e Sulës vjen pas ‘furtunës’ që ngriti studiuesi Auron Tare, me publikimin e disa dokumenteve të Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ku thuhej se shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë pjesë e agjenturave të huaja.

“Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi”, shkruan Gentiana Sula në rrjetin social Facebook teksa si për ironi, vetë Auron Tare i jep ‘like’.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img