Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

‘FURTUNA COVID’/ Lleshaj SHKARKON prefektin e Shkodrës Çesk Millja, në vend të tij komandohet zv.ministri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4cfc8b3e717add9262afdc6e173094a0

Shkarkohet nga detyra prefekti i Shkodrës Çesk Millja.

Në vend të tij, përgjegjës për qarkun e Shkodrës do të jetë zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Lajmin e bëri me dije vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat. 

Ky shkarkim i prefektit vjen në një kohë kur qytetarët shkodranë nuk po u binden masave të marra në kuadër të covid 19. Pavarësisht rritjes së numrit të infektuarve në këtë qark që tanimë shënon 52 të prekur, si qarku i dytë më i madh me numrin e të infektuarve pas Tiranës, qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar. Ata kanë dalë edhe sot grupe-grupe nëpër rrugë.

Kjo mungesë menaxhimi e situatës, mesa duket ka sjellë edhe shkarkimin e socialistit Millja.

“Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime  për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje. Çdo drejtues vihet përballë situatave të panjohura dhe përballë vendimmarrjeve ndonjëherë të pasigurta. Hezitimi për të vepruar dhe për të vendosur, mund të sjellë shkaktojë mosveprimin i cili sjell pasoja të paparashikueshme. Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës është arsyeja e vendimit për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër”, tha Lleshaj.

Deklarata e PLOTË e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj:

Mirëdita, Këshilli i Ministrave me vendim të sotëm, ka vendosur lirimin nga detyra e Prefektit të qarkut Shkodër të zotit Çesk Millja. Vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Nëse ne kemi shprehur rezerva deri tani për gjendjen në Shkodër, kjo nuk do të thotë që të gjithë vërejtjet kanë qenë e adresuar vetëm tek Bashkia.

Ne mënyrën se si kane funksionuar apo nuk kane funksionuar gjerat ne Shkodër kane ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar degëve territoriale në qark si dhe vetë Prefekti të qarkut si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë atje.

Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime  për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje.

Çdo drejtues vihet përballë situatave të panjohura dhe përballë vendimmarrjeve ndonjëherë të pasigurta. Hezitimi për të vepruar dhe për të vendosur, mund të sjellë shkaktojë mosveprimin i cili sjell pasoja të paparashikueshme.

Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës është arsyeja e vendimit për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të ngarkojë me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm z. Besfort Lamallari.

Krahas kësaj, z. Lamallari do të ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit  me kryetarët e bashkive, në interes të daljes sa më të shpejtë dhe më të lehtë nga gjendja e pandemisë.

Sigurisht që komandimi i një zëvendësministri në këtë funksion kaq të rëndësishëm, është shprehje e rëndësisë që Qeveria i kushton administrimit të gjendjes në tërësi e posaçërisht në Shkodër. Z. Lamallari do të ketë në dispozicion të tij jo vetëm institucionin e Prefektit dhe strukturat e degëve territoriale, por edhe gjithë kapacitetet e Ministrisë së Brendshme dhe të strukturave të tjera qendrore në funksion të menaxhimit sa më të mirë të situatës në Shkodër.

Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm si shenjë përkujdesjeje të posaçme dhe të një vlerësimi të veçantë që Qeveria dhe Ministria e Brendshme ndjejnë përballë Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Me këtë rast, dua t’ju kërkoj gjithë drejtuesve të bashkive në Qarkun e Shkodrës, gjithë drejtuesve të partive politikë, intelektualëve, medias dhe gjithë atyre që Shkodrën e shohin si kryeqendrën e shumë vlerave shqiptare, që në këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla individuale apo partiake për t’u fokusuar vetëm tek Shkodra, e cila është shumë herë më e rëndësishme se të gjitha vogëlsitë, që marrin nganjëherë padrejtësisht vëmendje dhe energji të mëdha.

Kryeministri Rama dhe Qeveria Shqiptare kanë shumë plane e projekte ambicioze për Shkodrën. Për këtë nuk mungon as vizioni, as idetë, as projektet dhe as burimet e nevojshme.

Ajo që Qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera, bashkimi i energjive më të mira të shkodranëve dhe të shqiptarëve për Shkodrën, pasi ajo është aq e madhe dhe aq e rëndësishme sa që ka nevojë për kontributin e gjithë shqiptarëve.

Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në shërbim të interesave më të mira të Shkodrës dhe qytetarëve të saj ftoj të gjithë aktorët që kanë apo ndjejnë përgjegjësi për fatet e këtij qyteti të mbështesin dhe të bashkëpunojnë sinqerisht me z. Lamallari në përballimin e gjendjes aktuale dhe përtej saj.

Në të njëjtën kohë i uroj edhe zotit Lamallari suksese në këtë sfidë të re plot përgjegjësi, në të cilën ai ka besimin e plotë të Qeverisë, besimin tim dhe mbështetjen e gjithë institucioneve!

LEXO EDHE Çudia në Shkodër: Hip e zbrit në kolltukun e Prefektit, rikthehet ai që u shkarkua një muaj më parë

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/U1WUJMrN3uw” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img