Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Furnizuan Rusinë me dronë, Australia sanksionon katër iranianë

Lajme të ngjashëm

Australia njoftoi të mërkurën sanksione shtesë kundër Iranit për furnizimin me dronë të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Në një njoftim për shtyp, Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong tha se sanksionet financiare do të vendosen ndaj katër individëve iranianë dhe katër subjekteve, të përfshira në prodhimin dhe furnizimin e dronëve në Moskë.

Rusia ka përdorur dronët iranianë në të gjithë Ukrainën, duke synuar zonat civile dhe infrastrukturën kryesore.Sanksionet janë ndër masat më të gjera të shpallura të mërkurën nga Australia kundër individëve në Iran dhe Mianmar, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut.

“Australia qëndron me popullin e Mianmarit, popullin e Iranit dhe me popullin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Ne përdorim çdo strategji në dispozicionin tonë drejt mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke filluar nga dialogu dhe diplomacia te sanksionet, në përputhje me vlerat dhe interesat tona”.

Më shumë