Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Furnizonte ushtrinë e Ukrainës, trupat ruse qëllojnë me raketa rafinerinë e naftës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat ruse shënjestruan një rafineri të madhe të naftës në Ukrainë, në një seri sulmesh të shtunën në mëngjes. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Rafineria, në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, u godit nga “armë me precizion të lartë ajrore dhe me bazë nga deti”, ka thënë ai. Konashenkov u shpreh se ushtria ruse kishte shkatërruar objektet e magazinimit që mbanin benzinë ​​dhe naftë, me të cilat furnizoheshon trupat ukrainase në rajonet lindore dhe qendrore të vendit.

Rusia goditi gjithashtu aeroportet ushtarake në Poltava dhe Dnipro, qytete në lindje të Kremenchuk, duke përdorur raketa me ajrore me precizion të lartë.

Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit ukrainas të Poltava ku ndodhet rafineria, tha se tre avionë rusë kryen sulmin rreth orës 6 të mëngjesit me kohën lokale. Sipas tij, nuk dihet nëse dikush u lëndua në sulm, por shërbimet e urgjencës po shuanin zjarrin të shtunën në mëngjes.

Sulmi në rafinerinë e naftës vjen një ditë pasi Kremlini akuzoi Kievin për sulm me helikopter ndaj një depoje karburanti civil brenda territorit rus. Pamjet e objektit të përfshirë nga flakët janë shfaqur në rrjetet sociale.

Më shumë




spot_img








spot_img