Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Furnizonte me kokainë zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44 vjeçari në Tiranë (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 44 vjeçar  është  arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për shpërndarje kokaine. Bëhet fjalë për shtetasin Leonard Abdia, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit  këtij shtetasi iu sekuestruan 80 doza kokainë, gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, një automjet dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Shpërndante doza kokaine, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohen 80 doza kokainë, gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e ish-Bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave 147 900 lekë të rinj.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë