Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet zvicerane në Zyrih, pasi shiste lëndë narkotike në një nga zonat më të populluara të qytetit. Pas arrestimit atij iu gjet rreth 1 kilogram drogë.
24-vjeçari shqiptar u kap duke shitur kokainë dhe heroinë në sasi të vogla, ndërsa pas kontrollit në banesë, atij iu gjet e gjithë lënda narkotike që posedonte dhe që kishte synim ta shiste te klientët e zakonshëm.
Sipas medieve zvicerane, shtetasi shqiptar është marrë në pyetje nga Policia dhe është dërguar në prokurorinë e Zyrihut.
Sondazh
Poll