Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Furnizonin” me drogë të dënuarit, prokurori bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Zyrtarë të tjerë po hetohen! Do të kemi arrestime të tjera

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka zbuluar skemën kriminale të ngritur në disa burgje të vendit, ku u lëshuan 28 urdhër-arreste.

Në një deklaratë për mediat prokurori Kreshnik Ajazi tha se policia është duke kryer hetime dhe operacioni do të vijojë më tej duke paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera.

“Ashtu sikur bëri me dije dhe drejtori ky procedim penal absolutisht është në fazën paraprake dhe duke qënë se është në këtë fazë do të kemi dhe zhvilllime të tjera. Ne jemi duke zhvilluar hetime për abuzimet me detyrën dhe sektrë të tjerë të administratës publike. Vazhdojmë hetimet, i kemi ccështjet në hetim”, tha ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia e Elbasanit zhvilloi një mega-operacion të quajtur “Trinomi”.

Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim u tha se në këtë procedim është mbledhur grumbullimi i të dhënave të 28 personave që në bashkëpunim me njëri tjetrin, transportonin dhe merrnin porosi si dhe furnizonin me drogë dhe sende të ndaluara të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Mes të arrestuarve është edhe Hysni Ndreun, Shef i Paraburgimit Elbasan i dyshuar për veprën penale “Korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike dhe Futja ose Mbajtja e Sendeve të Ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img