Furnizonin kriminelët me tritol, kapen të rinjt nga Elbasani, zbulohet sa euro shitej një kallëp (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:17 29-03-2017 Furnizonin kriminelët me tritol, kapen të rinjt nga Elbasani, zbulohet sa euro shitej një kallëp (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi akuzohen se furnizonin persona të ndryshem me sasi eksplozivi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çerma”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve  në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrance Sokol Isufaj, 35 vjeç dhe Ahmet Myftari, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi pas një hetimi 1 mujor , në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” Lushnje, j'u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 kallëp eksploziv, i dyshuar tritol.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejtë shumave deri në 500 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive" parashikuar nga Neni 282/a i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëri etnike, apo qeveri teknike? Personazhi me ndikim në publikun shqiptar e gjen zgjidhjen
Kaçavidë bashkëshortes në sy të vajzës së mitur, fieraku e pëson keq »
Article Logic
Execution time: 0.011280059814453
array(1) { ["section"]=> string(106) "furnizonin-kriminelet-me-tritol-kapen-te-rinjt-nga-elbasani-zbulohet-sa-euro-shitej-nje-kallep-emrat-73445" }