Hapësire reklamuese

Bota

Furnizonin klientët me kokainë gjatë pandemisë, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Furnizonin klientët me kokainë gjatë pandemisë,

Një bandë e përbërë nga dhjetë anëtarë shqiptare që shiste drogë gjatë periudhës së Covid-19, është shkatërruar nga policia italiane.

Pas një hetimi të gjatë, autoritetet italiane kanë arritur të arrestonin gjashtë persona dhe kanë sekuestruar mbi 2 kg kokainë, ndërsa njëri nga të dyshuarit për t’iu shmangur kontrolleve, ka sjellë me vete edhe djalin e tij të mitur.

Sipas raportimit të medieve italiane, në hetim janë përfshirë 21 persona, nga të cilët 10 janë shqiptarë, 9 italianë, 1 maroken dhe  1 anglez. Gjashtë të prangosurit tashmë janë në paraburgim, ndërsa tre janë në kërkim.

Operacioni filloi në nëntor 2019 dhe përfundoi në mars 2021.Grupi i trafikantëve shqiptarë, me mbështetjen e subjekteve italiane, u shisnin kokainë klientëve, kryesiht në Brescia, mes tyre edhe dy vëllezër. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në parkingun e një qendre tregtare ose e dërgonin në shtëpitë e klientëve të tyre.

Sondazh

Poll