Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Furgoni plot me ilaçe, kamera sigurie dhe teste për Covid, 4 të arrestuar në Durrës, në pranga kosovari me banim në Londër dhe dy doganier (EMRAT)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy doganier të Portit të Durrësit kanë rënë në prangat e Policisë pasi kanë lejuar një furgon me mallra kontrabandë të futet në territorin e vendit tonë. Në pranga ka rënë shoferi i furgonit dhe pronari, një shqiptar i Kosovës me banim në Londër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, , shtetasit:

Granit Kerxhaliu, 35 vjeç, banues në Kukës dhe Behar Lleshi, 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër. 

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë  edhe shtetasit Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img