Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Dimal. Një mjet tip furgon është përplasur me një automjet tip “Hunday”.
Burime për mediet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit “Furgon” është një 30 vjeçar, i identifikuar si Valter Belishaku dhe Resmi Bilbili është shoferi i mjetit “Hunday”.
Ky i fundit po udhëtonte së bashku me familjen e tij, gruan, djalin dhe vajzën, të cilët mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se shoferi i Hunday-t është në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e furgonit, 30-vjeçarin Belishaku.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca të cilët transportuan të plagosurit në spital.