Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek Rruga e Kombit.
Mësohet se janë përplasur “kokë më kokë”, një furgon dhe një makinë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe si pasojë kanë mbetur të lënduara dy vajza, shoferja dhe pasagjerja.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore të dy vajzave të plagosura.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.