Një furgon i mbushur me goma makinash ka shpërthyer në flakë, teksa ishte në ecje në një pjesë të autostradës Levan-Tepelenë. Mësohet se mjeti i drejtuar nga Klinton Mullai është dejgur në afërsi të Memaliajt.
Dyshimet janë se ka qenë një defekt elektrik ai që ka shkaktuar shkëndijën dhe më pas furgoni ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka nodhur pranë fshatit Ilirias, në segmentin e autostradës që të çon për në Memaliaj, Krahës-Memaliaj.
Pamje nga vendngjarja, furgoni duke u djegur ne Memaliaj Pamje nga vendngjarja, furgoni duke u djegur ne Memaliaj
Fatmirësisht, shoferi sapo ka parë flakët, ka zbitur nga mjeti dhe ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Paraprakisht, dyshimet janë për një shkëndijë elektrike, megjithatë Policia ka shkuar dhe ndodhet në vendngjarje.