Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Furgoni futet në bllokun e banimit te “Rruga e Elbasanit”, merr para makinat e banorëve për t’i shpëtuar Policisë: E kishte mbushur plot me sirianë

Shkruar nga Newsbomb
Furgoni futet në bllokun e banimit te “Rruga e Elbasanit”, merr

Disa makina të banorëve të një blloku banimi te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, janë dëmtuar gajtë natës pasi një furgon është futur mes tyre dhe i ka përplasur. Shoferi për t’i shpëtuar Policisë ishte futur brenda këtij blloku, por kur ka parë se s’kishte mundësi të ikte, e ka braktisur mjetin.

Bëhet me dije se shoferi kishte qenë plot me emigrantë sirianë që vijnë në Shqipëri.

Afro 20 emigrantë sirianë kanë qëndruar në zonën e Thesarit në Tiranë dhe më pas furgoni është larguar. Gjatë rrugës atij i është vënë në ndjekje patrulla dhe për t’u fshehur, shoferi është futur brenda bllokut të banimit.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, shumë mjete janë përplasur dhe aty ka mbërritur sot Policia, për të bërë dokumentimin e ngjarjes, si dhe verifikimet përkatëse për kapjen e autorit. Furgoni ndodhej brenda bllokut të banimit sepse shoferi u largua.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll