Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Furgoni “full” me ushqime për vota në Berat, Prokuroria e kalon çështjen në SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Beratit pas deklarimeve të marra dhe denoncimit të bërë nga opozita për furgonin e mallrave të mbushur me ushqime nga Partia Socialiste ka vendosur ta çojë dosjen për hetim në SPAK.

Mbrëmjen e djeshme Partia Demokratike bllokoi një furgon mallrash të mbushur me ushqime, të cilat dyshohen se do shpërndaheshin për fushatë nga Partia Socialiste. Drejtues të PD dhe LSI bënë kallzim penal në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat ku u morën në pyetje shoferi I furgonit Hekur Komani dhe kryetarja e Rajonit bashkiak nr.2 Joana Melëngu, që është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat.

Sipas tyre  ushqimet të cilat ndodheshin në furgon ishin ushqime për familjet e prekura nga pandemia e Covid-19 dhe po transportoheshin në magazinat e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat për të liruar sallën e konferencave ku ishin vendosur prej disa muajsh.

Mbi Joana Melëngun dhe Hekur Komanin rëndon akuza e “Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 328 i Kodit Penal.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img