Hapësire reklamuese

Aktualitet

Furgoni del nga rruga, plagoset shqiptari në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së sotme në zonën e Maresco në Itali.

Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga duke përfunduar në kanalin ujitës.

Janë plagosur rëndë dy persona, ku mes tyre njëri ka qenë shqiptar.

Sipas mediave italiane, me furgonin që doli nga rruga udhëtonin shqiptari J.N. 23 vjeç dhe një vajzë e re 28-vjeçare me iniciale A.O. 28-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe u transportua me helikopter në spital, kurse shqiptari ka dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu