Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Furgoni del jashtë rrugës dhe përmbyset, katër të plagosur në aksin Tamarë-Koplik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë mbetur të plagosur në aksin rrugor Tamarë-Koplik, pasi furgoni me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Policia thotë se pasagjerët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për mjekim në Spitalin e Shkodrës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak nga Policia:

Në aksin rrugor Tamarë-Koplik  mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë.

Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z. G. 80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh. Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img