Rritja e çmimeve duket se nuk ka ndikuar aspak te institucioni i Avokatit të Popullit, pasi drejtuesja e këtij institucioni, Erinda Ballanca, ka hapur tender për blerjen e një automjeti të ri.
Sipas dokumenteve, fondi për blerjen e këtij automjeti ëhstë 33.3 milionë lekë të vjetra pa tVSH, ndërkohë që me TVSH shkon deri në 40 milionë lekë të vjetra.
Mjeti i këkruar nga Avokatja e Popullit është një “fuoristradë 4×4 me karroceri SUV”, që duhet të jetë me kilometrazh 0, pra e papërdorur më parë. Gjithashtu mjeti duhet të jetë me me cilindratë 2.0, me naftë dhe me normë ndotje Euro 6. Kamio duhet të jetë automatike, ngjyra gri ose e zezë, të ketë “asistent nisje në malore”, “timon me komanda për radio dhe bluetooth”, “sedilja e shoferit me rregullim elektrik”, “xhama të errët mbrapa” dhe “sensorë parkimi”.
Garancia e mjetit duhet të jetë 2 vite, ndërkohë që në çmim përfshihen të gjitha detyrimet për taksat doganore, regjistrimi i automjetit, siguracioni TPL + Full Casco dhe pajisja me targa.
Ky tender për blerjen e një automjeti të re nga Avokatja e Popullit vjen në një kohë kur qytetarët shqiptarë po protestojnë për rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.