Hapësire reklamuese

Aktualitet

FUNERALI I KAÇIFAS, Athina zyrtare: Qytetarët grekë të tregojnë vetëpërmbajtje në SHQIPËRI

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve kanë apeluar qytetarët grekë që do të jenë në Bularat për të marrë pjesë në funeralin e Kostandino Kaçifas.

 

Ndaj tyre janë dhënë udhëzime direkte, për të mos provokuar trazira. Kështu, dy Ministritë greke apeluar qytetarët e tyre që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen e të ndjerit. Funerali për minoritarin grek do të zhvillohet në orën 13:00 në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Ndërkohë, masat e sigurisë nga policia shqiptare janë përforcuar. Në Kakavije, janë shtuar kontrollet dhe qytetarët grekë që hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoni mortore, po kontrollohen imtësisht.

Sipas mediave greke, 6 autobusë u nisën nga Athina dhe 4 të tjerë nga Selaniku. Ka dhe nga ata që shkojnë me makina private. Por, një furgon me ekstremistë të Agimit të Artë me bluza e simbole të Vorio Epirit u ndalua nga policia shqiptare dhe u kthye pas./newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu