Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fundviti i fëmijëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ia dedikoi festat e fundvitit gëzimit të fëmijëve. Një fshat i vogël u ndërtua në aeroport, si vend takimi mes fëmijëve dhe babagjyshit ku ata hodhën dëshirat e tyre. Me dhuratat në krahë, babagjyshi trokiti derë më derë, duke i surprizuar që dëshira e tyre ishte bërë realitet. Përgjatë muajit të fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës hapi dyert për shumë fëmijë të qytetit që kishin kurjozitet të vizitonin aeroportin, por vizita më e veçantë ishte ajo fëmijëve të jetimores ‘Zyber Hallulli’. Kjo vizitë ishte shumë domethënëse për ta sepse punonjësit e aeroportit i shëtitën në pjesët më ekskluzive, që të kuptonin të gjitha aspektet e një aeroporti, që nga përgatitja e pasagjerëve për nisje e deri tek avionët apo tek njesitë e suportit të pistës. Të gjithë fëmijët treguan shumë interes, duke pyetur dhe duke ndërtuar ëndrrat e tyre që pse jo, një ditë të jenë ata duke u i treguar aeroportin fëmijëve të ardhshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese