Hapësire reklamuese


Aktualitet

Fundo zbulon komunikimin me SPAK: Dosja për inceneratorin e Tiranën vazhdon

Shkruar nga Newsbomb
Fundo zbulon komunikimin me SPAK: Dosja për inceneratorin e Tiranën

Gazetari dhe botuesi i njohur Elvi Fundo ka folur në lidhje me hetimin e SPAK si dhe për urdhër-arrestet për aferën e inceneratorit të Tiranës. Fundo kohë më parë ka publikuar fakte për aferën e inceneratorëve, veçanërisht atë të djegësit të Tiranës.

Në lidhje me këtë Fundo tha se ditën e sotme ka komunkuar me SPAK, dhe si i kanë thënë se kjo është vetëm pjesa e parë e dosjes dhe se ka akoma rreth 800-1000 faqe për hetim. Gazetari u shpreh në “Opinion” në Tv Klan se verifikimet vazhdojnë dhe se do ketë persona dhe akuza të tjera që do lidhen me këtë aferë.

Pjesë nga biseda:

Fundo: Sot në mesditë kam bërë një komunim dhe kam marrë këtë konfirmim nga SPAK. Kama folur në WhatApp.  Më është thënë zyrtarisht se dosja është vetëm pjesa e parë e hetimit që ka të bëjë me procedurë dhe se ende në SPAK janë me qindra faqe të tjera që po verifikohen dhe do verifikohen të gjitha një nga një.

Rreth 1 mijë faqe nuk s’do ndalet deri te hetimi i fundit. Për mua është gjë tjetër shumë e dhimbshme pasi Klodian Zoto është në Tiranë dhe vjen vërdall. Një shtet i tërë nuk gjend dot dy palaço.

Fevziu: Ka hetime dhe dosje për inceneratorët?

Fundo: Është vetëm pjesa e parë ka dhe ka akoma një mijë faqe të tjera dhe do ngrihen akuza të tjera dhe shkon te persont e përfshirë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese