Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
Enj
36 °
E diel, 3 Korrik, 2022
spot_img

Fundjavë e zjarrtë në Përmet, me gara force në natyrë, muzikë dhe pasta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Përmet organizohet për herë të parë Illyrian Race, event që ofron gara në natyrë. Gara ka 18 pengesa përgjatë 7 kilometrave ku do të testohet forca, rezistenca e shkathësia e pjesmarrësve. Pengesat përfshijnë të gjithë elementët natyrorë si toka, uji, balta e zjarri. 

Gara është e hapur për konkurrentë të të gjitha moshave dhe aftësive për të marrë pjesë individualisht ose si ekip. Regjistrimi mund të bëhet në kategorinë Elite, për individë me përgatitje të lartë fizike, në kategorinë Open, për këdo pavarësisht nga përgatitja fizike ose në kategorinë Ekip, për persona që duan të marrin pjesë si grup. Në këtë sfidë mund të marrë pjesë e gjithë familja, pasi do të ketë edhe një garë argëtuese për fëmijët.

albsig

spring

Këtë fundjavë duke filluar nga data 25 Qershor, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të regjistrohen gjatë ditës në qendrën e qytetit të Përmetit duke marrë bluzën me numrin personal. Në mbrëmje do të ketë Pasta Festival nën tingujt e muzikës për të marrë energjinë e nevojshme për të nesërmen. Gara do të zhvillohet mëngjesin e së dielës më 26 Qershor në Përmet dhe nëse jeni entuziast i sfidave në natyrë atëherë duhet të merrni pjesë në Illyrian Race. Muzika dhe aktivitetet e tjera përgjatë dy ditëve nuk do mungojnë për të aposionuarit e sportit e jo vetëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img