Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu të herëpashershme

Shkruar nga Newsbomb

Fundjava pritet te jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Dita sot do të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat malore ne verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ditën e diel moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe  intervale kthjellimi. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesditë,  më pas reshjet do të mbeten prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore por do të marrin karakter lokal. Në zonat malore reshje bore me intensitet të ultë.

Era do të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll