Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Fundjava’, arrestohet në Lezhë i dënuari me 11 vite burg për drogë në Itali (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Arrestohet në Lezhë një i dënuar për drogë në Itali.

Si rezultat i operacionit “fundjava” u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i Gjergj Mirashit, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë).

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundjava ”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Bie në prangat e Policisë, 40-vjeçari nga Lezha, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, "Shfrytëzim prostitucioni", "Shkelje e ligjit mbi drogat", "Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme" dhe "Emigracion i paligjshëm", të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.

Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu