Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Fundi tragjik i Emiliano Sala, bota e futbollit pushtohet nga trishtimi, mesazhe lamtumire

spot_img

Lajme të ngjashëm

f1f0a87fe5cdc37798a5999f5a7bbf21

Fundi tragjik i Emiliano Sala, trupi i të cilit u identifikua sot pasi u nxorr nga fundi i detit ka trishtuar botën e futbollit.  

Janë të shumë kolegët e tij që i kanë dhënë lamtumirën e fundit përmes mesazheve në rrjetet sociale. Kilian Mbappe, Mesut Ozil, Gareth Bale dhe funtbollistë të tjerë të njohur shprehen se u duket e pabesueshme.

Ndërkohë, ekipi i futbollit të Cardiff, ku futbollisti kishte nënshkruar kontratën ka lajmëruar se do të mbajë një konferencë për shtyp.

Më herët, mëngjesin e sotëm ekipi i Nantes përmes një mesazhi shprehu dhimbjen për vdekjen e futbollistit.

“Emi ‘u largua … Emiliano Sala ka fituar zemrat e tifozëve në Nantes. Përmes punës së tij ai ishte golashënues më i mirë për tre sezonet e fundit. Ne nuk e harrojmë në këtë dramë pilotin dhe familjen e tij dhe autoritetet nuk duhet të ndalojnë hulumtimet”, thuhet në mesazh.

Po ashtu edhe presidenti i Nantes, Waldemar Kita ka reaguar: “Nuk kam fjalë, është një tragjedi, unë jam shkatërruar nga kjo, Emiliano la shenjën e tij”.

Avioni  ‘Piper Malibu’ me të cilin udhëtonte futbollisti, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, teksa po udhëtonte nga Nanta për në Kardif. Ndërsa ende nuk është gjetur trupi i pilotit.

 

ttttt.png

 

qqq.pngaaa.png

C_29_fotogallery_1024321__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image-1.png

C_29_fotogallery_1024321__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image.png

 

C_29_fotogallery_1024321__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image.png

Më shumë

spot_img