10 ditët e fundit të muajit qershor do të jenë ditë “të nxehta” që do të sprovojnë Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë pritet që anëtarët e gjykatës më të lartë për kushtetutshmërinë e ligjeve të mbajnë seancën e parë për zgjedhjet e 2019, për bashkitë e vendit.
Kryetarja e Shoqatës së Bashkive Voltana Ademi, ka depozituar një padi dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Demokratët i cilësojnë ato “zgjedhje moniste”. Ndërkohë, një javë më parë në krye të kësaj shoqate u zgjodh Pjerin Ndreu.
Të mërkurën, në datë 23 qershor Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e parë dhe palët do të parashtrojnë kërkesat e tyre.
Këtë javë trupa pritet po ashtu të vendosë se kur do të nisë diskutimin për kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Me 104 vta pro, socialitët vendosën që të shkarkonin Ilir Metën si President i Republikës, dhe tashmë brenda 3 muajsh Kushtetuesja duhet të vendosë.
Për të miratuar kërkesën duhet që të votojnë pro të paktën 5 nga 7 anëtarët.
Një tjetër temë që ose do të shuajë tensionet ose do ti shtojë edhe më shumë është dhe çështja e Teatrit Kombëtar. Pasi ka dëgjuar palët javën e shkuar trupa është tërhequr për të marrë vendim. Nga Gjykata bën me dije se vendimi do të zbardhej të premten, por mesa duket këtë javë publiku do të njihet me vendimin final.