Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sërish sot për situatën pandemike në vend dhe rritjen e shifrave të infektimeve me Covid javët e fundit.
Ai u shpreh se ardhja e pranverës do të sjellë fundin e fazës emergjente të pandemisë, duke shtuar se Omicron ka një cikël që zgjat 6 javë.
“Në fazën ku jemi, referuar kurbës së ‘Omicron’, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar. “Omicron” ka një cikël që zgjat 6 javë, që do të thotë, fillimi marsit, pra në pranverë do shikojmë fundin e fazës akute të pandemisë. Aktualisht në vend qarkullojnë “Delta dhe “Omicron”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.