Hapësire reklamuese

Bota

FUNDI I NJË EPOKE/ Fluturimi i fundit i "ALITALIA-s" bëhet sonte, kompania falimenton pas 74 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
FUNDI I NJË EPOKE/ Fluturimi i fundit i "ALITALIA-s" bëhet

Italia bëhet gati t’i japë lamtumirën pas 74 vitesh “ALITALIA”, kompanisë më të madhe të saj të fluturimit.

Sonte në orën 23:00 do të ëbhet fluturimi i fundit nga Roma në Cagliari, që do të shënojë edhe fundin e historisë së problemeve financiare të kësaj kompanie.

Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro, por pandemia e COVID-19 rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë.

Italia Trasporto Aereo (ITA) do të marrë përsipër kompaninë, por do të punësojë vetëm 2800 pjesëtarë të stafit, ndërkophë që mijëra punëtorë do të ngelen pa punë, teksa të hënën zhvilluan një protestë në Romë për të ëkrkuar mbështetje nga qeveria.

ITA do të jetë në pronësi të plotë të qeverisë italiane dhe do të fillojë me një flotë prej 52 avionësh, me numrin e avionëve që do të rritet në 105 deri në fund të vitit 2025.

Sondazh

Poll