Fundi i masave kundër Covid më 1 qershor, reagon konfindustria: Vendim i vonuar, por e mirëpresim

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 28-05-2020 Fundi i masave kundër Covid më 1 qershor, reagon konfindustria: Vendim i vonuar, por e mirëpresim Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë

Në 1 qershor do ti vijë fundi masave të marra prej mujash për të penguar përhapjen e Covid.

Ky vendim është mbështetur nga konfindustria, e cila sakaq thekson se është i vonuar, pasi fundi i masave shtrënguese duhet tu kishte ardhur më herët.

Sipas njoftimit të saj shkruhet se masat shtrënguese “jopërpjestimore me shkallën e rrezikut real shëndetësor në vend dhe sidomos vonesat e paarsyetuara të kalimit në normalitet, kanë shkaktuar rritjen e paarsyetuar të faturës financiare në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare në afatgjatë”.

"Konfindustria vlerëson, se masat shtrënguese jopërpjestimore me shkallën e rrezikut real shëndetësor në vend dhe sidomos vonesat e paarsyetuara të kalimit në normalitet, kanë shkaktuar rritjen e paarsyetuar të faturës financiare në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare në afatgjatë.

 Sipas vlerësimeve krahësimore me vende të tjera të Rajonit, keqmenaxhimi i krizës ka prodhuar një dëm financiar në të paktën 350 milion $ të llogaritur vetëm për muajt mars-prill 2020. Në vlerën e mësipërme nuk janë llogaritur dëmet financiare të shkaktuara nga vonesat e kalimit në normalitet në muajin maj në vazhdim.

Konfindustria ka vlerësuar, se fatura financiare e krizës Covid për ekonominë formale në muajt mars prill është mbi 1.2 miliard $ dhe ekonominë reale mbi 2 miliard $", thuhet në njoftimin e konfindustrisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090439319610596
array(1) { ["section"]=> string(101) "fundi-i-masave-kunder-covid-me-1-qershor-reagon-konfindustria-vendim-i-vonuar-por-e-mirepresim-208129" }