Juventusi është tronditur nga dorëheqjet masive të të gjithë bordit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved.
Raportime të shumta në Itali pretendojnë se i gjithë bordi i drejtorëve të Juventusit ofroi dorëheqjet gjatë një mbledhjeje të aksionarëve të hënën në mbrëmje.
Maurizio Scanavino është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i klubit, ndërsa Maurizio Arrivabene pritet të qëndrojë në klub derisa struktura e re e bordit do të finalizohet gjatë muajve të ardhshëm.
Agnelli erdhri në krye të Juventusit në vitin 2010 dhe është gjithashtu edhe nënkryetar i Superligës Evropiane. Mbështetja e tij për Superligën, ka sjellë kritika të shumta, nga ata që e akuzojnë se la pas dore Juventusin, ekip që gjatë viteve të fundit nuk ka patur rezultate të kënaqshme si në Serie A dhe Champions League.