Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fundi i Covid-19? Flet Brataj: Do të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë deri në…, ja kur hiqen masat kufizuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se pranvera e ardhshme do të jetë fundi i pandemisë së Covid-19.

Ai shtoi se deri në pranverën e ardhshme do të jetë vaksinuar e gjithë popullsia.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj.

Lidhur me lirimin e masave, Brataj u shpreh se ato do të hiqen në mënyrë graduale,  pasi të kemi  arritur shifrën e 1 milion vaksinimeve. 

Ai sugjeroi se qytetarët duhet të bisedojnë me mjekun e familjes, në mënyrë që të shmangin radhët në procesin e vaksinimit për shkak të mungesës së dozave kineze Sinovac. 

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave. Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale. Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata. Për pensionistët vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem sepse përgjigja imunitare me ata mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“, u  shpreh Brataj në Top News.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img