Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

‘Fundi i aventurës për bandën Audi’, arrestohen 3 shqiptarë, njëri arratiset, Policia: Ishin të rrezikshëm, kishin armë dhe mjete të sofistikuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

976d3f13e7cabcc15be89f2da858f3e3

Policia italiane ka bërë të mundur “shkatërrimin” e një bande shqiptarësh, ku janë arrestuar 3 prej tyre, ndërsa 1 ka mundur t’ja mbathë në Shqipëri.

Një prej anëtarëve të bandës banonte në Molise, i cili për muaj të tërë kryente vjedhje të shumta në shtëpi midis provincave të Caserta, Frosinone, Napoli dhe ndoshta gjithashtu në Molise. 

Këtë mëngjes agjentët zbatuan një urdhër të lëshuar nga Gjykata e Napolit, kundër katër shtetasve shqiptarë të akuzuar për organizatë kriminale që kishin për qëllim kryerjen e vjedhjeve dhe grabitjeve me armë.

Tre u gjurmuan në shtëpitë e tyre. Promovuesi dhe shoferi i organizatës jetonin në Scoppito (L’Aquila), ndërsa në Fossalto dhe San Prisco (Caserta) dy anëtarë të tjerë të moshës 31 dhe 26 vjeç, të cilët u arrestuan. 

Veçantia e bandës ishte rreziku ekstrem i anëtarëve, të cilët vepronin sa më shpejt, duke përdorur makina të fuqishme, kryesisht Audi, me të cilat vendosin në rrezik serioz si patrullat e policisë ashtu edhe përdoruesit e tjerë në rrugë gjatë ndjekjeve që pasuan kur u pikasën. 

Kriminelët, përveçse kishin automjete me performancë të lartë, i kishin modifikuar në mënyrën e duhur në servise, kishin në dispozicion armë dhe mjete vjedhjeje të llojeve të ndryshme që ata përdorën gjatë veprimeve të tyre. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img