Hapësire reklamuese

Politikë

"Fundërrinë dhe plehër", Edi Rama mbron Shalsin dhe i kthehet Bashës: Një burrë që vë kujën me këto fjalë, është një burrë në pikë të hallit

Shkruar nga Newsbomb
"Fundërrinë dhe plehër", Edi Rama mbron Shalsin dhe i

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje deputetit socialist Eduard Shalsi, i cili u ofendua ashpër sot nga kreu i PD Lulzim Basha. Shalsi doli të fliste në foltore, por koha i mbaroi duke debatuar me Bashën pasi ky i fundit e quajti fundërrinë, maskara e plehër.

Në nisje të fjalës së tij, Rama ka folur pikërisht për këtë episod, duke e quajtur Bashën "një burrë në pikë të hallit", hall të cilin kryeministri pohoi se nuk ia zgjidh dot.

"Sa më shumë klith në foltore aq më shumë dukesh si personazh i çajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren, dhe e bën këtë në mes të 139 burrave dhe grave të tjerë, dhe në sy të kushedi sesa të tjerëve që në ndjekin, është një burrë në pikë të hallit. Megjithatë, hallin që ke nuk ta zgjidhim dot", tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu