Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Fun Run’ bllokon rrugët e Tiranës, ja si të devijoni trafikun në fundjavë

Shkruar nga Newsbomb

Për shkak të zhvillimit të garës për fëmijë ‘Fun Run’ ditën e sotme në kryeqytet do të kufizohet qarkullimi në disa rrugë të Tiranës.

Kufizimi i qarkullimit fillon që tek sheshi  “Nënë Tereza”, duke vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Murat Toptani”, rrugën “Myslym Shyri”, segmentin midis rrugës “Ibrahim Rugova” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 06 Tetor 2018.

Kështu ka njoftuar Bashkia e Tiranës.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky kufizim do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërsa, intinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë nga rruga “Abdyl Frashëri” për në rrugën “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.