Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fugoni “full” me ushqime, hetohen në gjendje të lirë anëtarja e ZAZ dhe shoferi

Shkruar nga Newsbomb
Fugoni “full” me ushqime, hetohen në gjendje të lirë

Joana Melëngu dhe shoferi i fugonit që ishte i mbushur me ushqime nga rezervat e shtetit do të hetohen në gjendje të lirë.

Bëhet me dije se deri në orën 1:30 të mëngjesit ata kanë qenë në Porokurori. Joana Melëngu është anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit Nr. 2 e PS-së në Berat.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme është ndaluar një fugon i mbushur me ushqime në Berat nga kandidati i PD-së Tomor Alizoti dhe disa mbështetës të kësaj partie. Ata pretendojnë se ushimet po shpërndaheshin tek qytetarët në këmbim të votës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe dis herë presidenti Ilir Meta, i cili i bëri thirrje SPAK që të hetojë urgjent këtë krim zgjedhor, siç e quan Kreu i Shtetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll