Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Fuga për “Mini-Shengenin”: Kërkuam Europën dhe përfunduam në Shkup! Jemi si një i dehur që ikën nga e çojnë këmbët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar nismën që po ndërmerr Shqipëria bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nismë e quajtur “Ballkani i hapur”, ku pretendohet të lehtësohet importi, eksporti dhe lëvizja e mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Synohet përmirësimi i kushteve në lidhje me shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve dhe dhe iniciativën e bashkëpunimit mes vendeve në drejtim të mbrojtjes dhe shpëtimit nga katastrofat. Fuga nuk ironizon vetëm liderët e tre vendeve, Ramën, Vuçiçin dhe Zaev, por dhe gjithë qeverinë tonë, popullin shqiptar, të cilin e konsideron si një të dehur që ecën nga e çojnë këmbët.

“Duam integrimin në BE, por përfunduam në Stamboll dhe Shkup”, shkruan Fuga për nismën “Ballkani i Hapur”, ku një pikë do të jetë bashkëpunimi i doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente si dhe dispozita të veçanta për sigurinë ushqimore, çështjet veterinare dhe fitosanitare të lëvizjes së produkteve industrial jo ushqimore.

Shënimi i plotë i Artan Fugës

Nje shkop dhe hë në Shkup! T’çuditshëm jemi si popull!

Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll! Hip këtu të shoç Brukselin i thonë kësaj!

Nisemi për Strazburg përfundojmë në Shkup! Një shkop dhe hë në Shkup!

Duam të integrohemi në Bashkimin Europian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik. 80 vërtitur kot në pyll, më mirë të kishim pranuar Federatën e Gjergj Dimitrovit që e akuzuan se i vuri flakënn Reishtagut. Nuk do të kishim bërë 80 vjet vërdallosje.

U nisëm nga Durrësi në Bari tridhjet më parë tani Durrësi direkt në Abu Dabi.

Kujtoni se nuk kanë shpjegim?

Na është prish edhe google earth se na e tregon Shengenin në Cair.

Se përse më krijohet perceptimi i një të dehuri që ikën nga e çojnë këmbët. Kështu më duket vetja si popull.

Të mirë e ke këtë rakinë – o Lale!

Bën xhiron e botës duke ndejt në vend!

Më shumë

spot_img