Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Fuga kap ‘gafil’ ministrinë e Arsimit me pyetjen 15 në testin e Gjuhë-Letërsisë: Nuk dinë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

e8408844e7e7111001a435f298c7a182

Pyetja e 15 e testit të gjuhës dhe letërsisë: Turi Karamelja bëhet alpinist!

Nga Artan Fuga

Jepet një foto ku një grua (vajzë) me gjasa alpiniste bën një ngjitje të vështirë dhe lidhur me të pyetet :

Fotoja e mëposhtme përcjell te shikuesi mesazhin :

A. Njeriu në sfidë me kohën

B. Njeriu në sfidë me shoqërinë

C. Njeriu në sfidë me teknologjinë

D. Njeriu në sfidë me natyrën

Autorët e testit si edhe Ministria e Arësimit e Republikës të Shqipërisë konsideron që përgjigja “D” është e sakta !!!

Ndërkohë maturantët janë vendosur përpara një pyetje përgjigja zyrtare e së cilës është jo medoemos e vetmja e saktë. Pra, edhe maturantë që nuk kanë dhënë përgjigjen D, kanë të drejtë të ankohen se përse u kanë hequr arbitrarisht pikë.

Pse ?

E para, vlerësimi me një fjali të thatë i një fotoje nuk ka asnjë lidhje me letërsinë dhe me gjuhën. Sepse përndryshe mund të jepet edhe një video nga një ndeshje futbolli dhe mund të pyetej : Gjeni kush e bëri golin ? – dhe të quhej pyetje provimi në gjuhë dhe letërsi !!!

E dyta, ka një dallim esencial midis « gjuhës » me imazhe, vizuale, dhe gjuhës të shprehur në fjalë, e cila bën që në asnjë rast të mos mund të barazohet imazhi vizual me shpjegimin ose emërimin e tij me fjalë. Prandaj të kërkosh të dish se çfarë përfaqëson një imazh analitikisht, duke shmangur të gjitha mundësitë e tjera është një moskuptim i rëndë i dallimit midis këtyre dy formave të të shprehurit.

Imazhi sikurse thuhet në shkencat e komunikimit mund të shprehi edhe një mijë fjalë, në mënyrë sintetike, jo përjashtuese (jo diz-zhonktive), kur fjala është analitike dhe mund të ketë aftësinë e konsiderimit të një shprehjeje duke përjashtuar të tjerat. Përshembull kur shoh në foto një djalë që nuk është Turi, nuk jam duke thënë ekskluzivisht : « Ky nuk është Turi ! ». Mund ta shpjegoj foton në fjalë në mënyra të ndryshme. Kurse me fjalë mund të them vetëm : “Ky nuk është Turi !”

E treta, shihni si është ndërtuar gabim teksti i pyetjes : « Fotoja e mëposhtme përcjell te shikuesi mesazhin : …»

Fotoja nuk është siç e thamë High Definition nga pikëpamja semantike, kurse teksti i shpjegimit të saj mund të jetë i tillë, pra nuk mund të « përkthehet » njera te tjetra.

Fotoja nuk “përcjell” mesazh të përcaktuar, sepse mesazhin e krijon « shikuesi », është ai që nxjerr nga një fotografi kuptimin që përputhet me subjektivitetin e tij. Mesazhi nuk është te fotoja, por është te kuptimi që i jep marrësi i fotos, botuesi i fotos dhe shikuesi i fotos.

Unë nuk e di nëse duke vendosur një foto Ministria e Arësimit ka menduar se si do ta zgjidhnin këtë pyetje nxënës me probleme shëndetësore në kapacitetet e tyre vizuale, por po e le këtë denigrim që u bëhet atyre.

Vimë te përgjigjet !

A mund të jetë mesazhi që « përcjell » (vini re çfarë fjale përdoret : « përcjell ») sipas përgjigjes« C », pra të kemi një sfidë me teknologjinë ? Patjetër që po ! Unë shoh aty një litar, dhe mund të mendoj se fotoja tregon se njeriu teknologjisë të prodhimit të litarit i beson fort. Ose shoh që vajza alpiniste ka veshur këpucë. Dhe marr mesazhin që provohet dhe sfidohen të gjitha teknologjitë e tjera të këpucëve. Ose mendoj që ajo vajza mundet që sfidon teknologjinë e helikopterit sepse ngjitet në lartësi pa pasur nevojë për një mjet të tillë, a cdo hamendje tjetër. Vetë teknikat e alpinizmit janë teknologji. Mjafton të lexojnë filozofinë e teknikës! Por, nuk u kërkoj të lexojnë Heideggerin!

A mund të jetë edhe një sfidë ndaj shoqërisë sipas pyetjes « B » ? Pse jo, sigurisht që po, edhe kështu mund të intepretohet te shikues të ndryshëm. Sepse nuk ka « shikues » në numrin njejës, por ka « shikuesë » në numrin shumës, të cilët e intepretojnë foton në mënyra nga më të ndryshme. Patjetër është edhe sfidë ndaj shoqërisë sepse sfidon të gjitha ata që nuk merren me sport, ta zemë, ose me frikacakë që nuk ngjiten nëpër shkëmbinj.

A mund të jetë e saktë edhe përgjigja « A », si sfidë me kohën ? Pa dyshim që po, mund të përcjelli këtë mesazh sepse kudo ku ka veprim njerëzor, ky kryhet në kohë, dhe ta zemë nëse shikuesi e di që për t’u ngjitur në shkemb, në mal, ka edhe një rruge me autobuz, por autobuzi po vonon, fotoja e vajzës që ngjitet vetë, është në këtë rast edhe një përpjekje për të fituar kohën.

Po pyetja « D » mund të quhet e saktë ? Po, edhe ajo, mund të konsiderohet si mesazh që shikuesit tërheqin nga fotoja. Kujdes ! Mesazhi nga fotoja tërhiqet, nuk është fotoja që e « përcjell ». Ndryshe kemi gabim të rëndë !

Por përgjigja « D » nuk është pa « hijet » e veta. Sepse alpinizmi në vetvete nuk është thjesht një sfidë e njeriut ndaj natyrës ! Alpinizmi më shumë se ta sfidosh natyrën është ta duash natyrën. Eshtë të tregosh që njeriu kap « maja », pra është një sfidë e njeriut me veten e tij. Përgjithësisht ka filozofë të mëdhenj klasikë që argumentojnë që njeriu nuk e sfidon natyrën sepse natyra dhe njeriu janë të pashkëputur në lidhjen e tyre dhe ndërvartësitë e tyre. Aq më shumë vajza alpiniste nuk po sfidon natyrën, por po « sfidon » një shkëmb sepse ajo nuk po fluturon duke e injoruar natyrën, as nuk po thyen ligjin gravitacional, etj. Ajo më shumë po tregon fuqinë psikologjike, kurajon, zgjuarësinë, etj., teknikat e ngjitjes (teknologjinë), forcën e muskujve (sfida me vetveten dhe me trupin e saj), etj.. Prandaj ta konsiderosh të saktë plotësisht përgjigjen « D » është një arbitraritet i rëndë.

Ja pra analiza e përgjigjeve, e pyetjes. Maturanti është në konfuzion sepse pyetja nuk është ndërtuar saktë, përgjigjet janë ndofta të gjitha pjesërisht të sakta. Kjo ndodh sepse kalimi kuptimor nga shenjat vizuale në ato të shprehura me fjalë ka një mospërputhueshmëri parimore, që shpjegohet në vitin e parë master në shkencat e komunikimit. Po hartuesit e testit dhe Ministria e arësimit nuk e dinë.

Më shumë

spot_img